Policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
“Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia
Gjinekologu Afrim Veliu u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, në lagjen e tij në Ulpianë.
Përpos sulmit, në ordinancën e Veliut të dielën, u dyshua për mjet shpërthyes.