Gardiani i Burgut të Dubravës në Istog, Shefqet Gashi është arrestuar mesditën e sotme.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtëpia e tij në fshatin Prigodë është kontrolluar nga policia e Kosovës me dyshimet për marrje ryshfeti. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot, më 30.06.2023, është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit Sh.G., (mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë). Ai dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet (1880 euro), në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve” thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.