Arrestohet gjermani pasi ushtroi dhunë ndaj 4 kosovarëve në Prizren

Arrestohet gjermani pasi ushtroi dhunë ndaj 4 kosovarëve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin me nënshtetësi gjermane, pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj katër kosovarëve, dy femra dhe dy meshkuj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE- Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. 

Related Articles