Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Zhegër të Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.
I njëjti u arrestua për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Zhegër, Gjilan 17.05.2022 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosvës. /Gazeta Enigma/