Arrestohet gruaja që sulmoi fizikisht gazetarët në Prishtinë

Arrestohet gruaja që sulmoi fizikisht gazetarët në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot se ka dërguar në mbajtje gruan që sulmoi brutalisht gazetaret e lajmi.net.

Prokuroria ka njoftuar se ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast. Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Dy gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni janë sulmuar dje gjatë punës së tyre në terren në Prishtinë, saktësisht tek rruga C.

Related Articles