Një grua është arrestuar për dhunë në familje në Malishevë.
Sipas policisë, e dyshuara kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, për çka ai ka pranuar trajtim mjekësor.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Malishevë 28.12.2022 – 09:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.