Arrestohet hajni që grabiti 53-vjeçaren në Podujevë, zinxhirin që ia mori me forcë e shiti

Arrestohet hajni që grabiti 53-vjeçaren në Podujevë, zinxhirin që ia mori me forcë e shiti

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Një rast i tillë ka ndodhur javën e kaluar në Podujevë, ku një person e ka plaçkitur një 53-vjeçare, duke ia marrë zinxhirin e arit nga qafa.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe i njëjti e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka shitur zinxhirin që e grabiti në një argjendari në qytetin e Podujevës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si ‘Grabitje’.

Related Articles