Është arrestuar qytetari Hazir Hoxha nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë pë rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana tregoi se ndaj Hoxhës, është iniciuar hetim për veprën penale ‘’Ngacmin’’, dhe se, Hoxha është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar.
Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin.
Ndryshe Hoxha dhe Pacolli kanë pasur një përplasje para disa ditësh, ku ky i pari e ka quajtur deputeten ‘’hajne’’ dhe ka thënë se Pacolli e ka hajninë me dokumente./GazetaEnigma/