Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçares në Gjakovë, Policia jep detaje

Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçares në Gjakovë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për dhunimin e një vajze 14-vjeçare në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur më 23 prill në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën “Enigma”e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë, Sheremet Elezaj, ku edhe ka deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin “dhunim” të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore”, deklaroi Elezaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles