Policia e Kosovës dje në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar i cili kishte kryer pesë vjedhje në lokacione të ndryshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Njësia policore ka arrti të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte kryer pesë vjedhje në lokacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.