70-vjeçari Fadil Hunda është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Autori i ngjarjes së ndodhur pas një konflikti të çastit është 56-vjeçari Adil Hizdri, i cili është arrestuar. Konflikti ka nisur për shkak të një borxhi që 70-vjeçari i kishte autorit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.17 të qytetit.
“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja“, njofton policia.