Luigi Mangione, i dyshuari për vrasjen e shefit ekzekutiv të kompanisë shëndetësore UnitedHealthcare, Brian Thompson, është arrestuar javën e kaluar.
Mangione, nga shteti i Marylandit, është arrestuar nga policia e Altoonas në lidhje me disa akuza për armë që nuk lidhen me rastin në fjalë.
Vrasja e Thompsonit bëri bujë më 4 dhjetor kur ai u qëllua për vdekje në rrugët e New Yorkut.
Autoritetet e kishin publikuar videon e rastit, ndërkaq tani burime të NBC News kanë thënë që personi është sjellë për t’u marrë në pyetje në Altoona të Pensilvanisë.