Arrestohet i mituri në Graçanicë, publikoi video me përmbajtje denigruese

Arrestohet i mituri në Graçanicë, publikoi video me përmbajtje denigruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur, pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë, të mërkurën në ora 21:00.

“Graçanicë 07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles