Arrestohet inspektori i Ministrisë së Financave

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një inspektor i Ministrisë së Financave.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se i ka kryer një favor një kompanie private.

“Lidhur me rastin me datën 26.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, inspektor në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i cili dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me këtë rast i dyshuari dyshohet se i ka bërë favor kompanisë ku punonte viktima”, ka thënë policia.

Me vendim të prokurorit ,i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles