Kameramani Jetmir Muji është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha se është e alarmuar dhe thellësisht e shqetësuar me këtë arrestim dhe ndalim arbitrar dhe i bëri thirrje Policisë së Kosovës, që ta lirojë menjëherë Mujin.
Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.
AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës.
Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim.