Një qytetar kosovar u arrestua dje në pikën kufitare të Jarinës, sipas njoftimit të policisë, pasi paraqiti dokumente të lëshuara nga Serbia, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa, sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia, shkruan Gazeta Enigma.
Ky rast është klasifikuar si “falsifikim i dokumenteve”./GazetaEnigma/