Arrestohet kosovari në Zvicër, u kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij

Arrestohet kosovari në Zvicër, u kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij

Një 18 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Zurich, ku e zuri sherri me policinë.

Ai u vëzhgua nga një patrullë, derisa ishte duke lëvizur me një BMW nëpër vendin e quajtur Stadthausquai me një motor tejet të zhurshëm.

Kosovari u ndalua dhe iu nënstrua një kontrolli e më pas u lirua.

Atij iu dha një vërejtje për t’u larguar nga qyteti i Zurichut.

Por, i njëjti pas një ore duke bërë drift në një pistë.

Policia pas kontrollit të zhvilluar hasën në disa shenja të gomave që besohet se janë shkaktuar nga BMW-ja e 18 vjeçarit nga Kosova.

Pas verifikimeve të bëra, u vërtetua se ai ishte ndaluar edhe njëherë nga policia.

Më pas shoferi i BMW-së nga Kosova u arrestua.

Pas procedurave u dërgua në prokurorinë publike.

Me këtë rast policia e Zurichut, ka lansuar fushatën për ndalimin e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave në trafik.

Related Articles