Arrestohet në Aeroport i dyshuari për vjedhjen e veturës së lajmëruar në Interpol

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithëshme, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi është iniciuar më 10.12.2022, pikërisht pas sekuestrimit të veturës VW Taigo, me targë të huaj e cila ishte paraqitur si e vjedhur në Interpol.

Ndërmarrja e  veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin e auto krimeve, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit ​​L. Xh. 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast.

I dyshuari pasi u arrestua, konform rekomandimeve të nxjerra nga ana e prokurorit të shtetit, u procedua në fazat e mëtejme të procesit hetimor.

Related Articles