Policia në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt , personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 22 vjeçar.
Në njoftim thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”. /Gazeta Enigma/.