Policia ka arrestuar një një person, shtetas të Maqedonisë së Veriut në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 06.03.2026 – 21:00. Bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut është arrestuar i dyshuari – kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
