Një burrë nga Rahoveci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë, e njejta ka pranuar trajtim mjeksor nga dhuna e shkaktuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Rahovec / 14.06.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma