Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar 16-vjeçar për vjedhje.
Të dyshuarit me inicialet A.B., i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin.