Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Ferizaj një person të moshës 29-vjeçare me inicialet N.A.
Sipas njoftimit të Policisë, ai i ishte kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj.
“Mbrëmë, në ora 22:00 në rrugën “Dêshmorët e Kombit” në Ferizaj policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.