Sot në orën 11:30 në Soponicë të Kaçanikut është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale “Vjedhje të pyjeve”.
I dyshuari është R.T, i moshës 35-vjeçare.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve”, thuhet në komunikatë.
Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.