Arrestohet një 50 vjeçar në Skenderaj, për këto vepra dyshohet

Arrestohet një 50 vjeçar në Skenderaj, për këto vepra dyshohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Skenderaj të moshës 50 vjeçar, e për të cilin policia thotë se ka prova të sigurta se ai ka qenë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka vjedhur në një furrë buke dhe në një dyqan tjetër në këtë qytet.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në ne kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.
Arrestimi i të dyshuarit E.A., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara në dy raste të ndara; rasti i pare ,,Vjedhje e arkës se bamirësisë në furrë buke” i raportuar me datën 16.01.2022 dhe rasti i dytë “vjedhje e një qante në një lokal bukurie (floktare)” i datës 26.06.2022, ku personi në fjale ka kryer veprat penale “Vjedhje”.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles