Arrestohet një burrë i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kamenicë

Është arrestuar dje në Kamenicë një person që ishte i dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare.



I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 11.02.2024 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me denim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. 

Related Articles