Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se ka ngacmuar një grua përmes telefonit.
Pas veprimeve hetimore, autoritetet e rendit e kanë dërguar të dyshuarin në mbajtje me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar, shkruan Gazeta Enigma.
“NGACMIM – Prishtinë / 07.11.2024-14:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit e ka ngacmuar verbalisht ankuesen femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./GazetaEnigma/