Arrestohet një grua dhe një burrë për grabitje në Prishtinë

Arrestohet një grua dhe një burrë për grabitje në Prishtinë

Është arrestuar sot një grua dhe një burrë, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur më 26 korrik, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.

Ata po dyshohen se e kanë sulmuar me thikë një grua, dhe i kanë grabitur një zingjirë ari.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles