Një grua është arrestuar sot nga policia në Malishevë.
Ajo dyshohet se e ka rrahur fëmijën e saj trevjeçar e po ashtu edhe burrin e saj.
E dyshuara është e moshës 28-vjeçare.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot stacioni policor në Malishevë e ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë” – tha Elezaj.