Një i mitur në Vlorë është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një 38-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.