Në Prizren është arrestuar një i mitur pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
Megjithë, në raport bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari është liruar.
“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.