Arrestohet një mjek në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një mjek në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

B.A me profesion mjek është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën spo autoritetin zyrtar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Related Articles