Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.
Si Ministre e Drejtësisë, ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese”, ka njoftuar Haxhiu.