Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar në Kaçanik.
Ai ishte kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupror” si dhe “kanosje”.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i kërkuar me inicialet K.B, i moshës 36 vjeçare, është arrestuar të premten.
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘Lëndim i lehtë trupor, Detyrim në tentative dhe Kansoje” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – njofton Policia.