Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia ka njoftuar se më datë 19.08.2025, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, në Kaçanik, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. Ç., 24 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Related Articles