Arrestohet një person i kërkuar për grabitje në Prishtinë

Arrestohet një person i kërkuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në lidhje me një rast grabitjeje të ndodhur më 6 dhjetor 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit “Veriu” në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin: A.A., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonalë po vazhdojnë me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin.

Njoftimi:

Arrestohet i dyshuari për “Grabitje”

Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 06.12.2024.

Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:

A.A . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Related Articles