Policia e rajonit të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit realizoi një operacion policor që rezultoi me arrestimin e B.B.
41-vjeçari ishte deri sot në arrati.
Ai ishte i dënuar me tri vjet burgim.
Pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit.
Klankosova.tv ka pyetur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk mori përgjigje.