Një person është arrestuar lidhur me rastin që u raportua para disa ditësh në Skenderaj.
Kjo u konfirmuar për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është arrestuar një person lidhur me rastin e dhunimit që u raportua në Skenderaj, Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaj”, tha Zahiti.
Dyshohet se në rastin që ndodhi në fillim të muajit nëntor, për dy ditë ishte dhunuar një grua e moshës 71-vjeçare.