Një person në Deçan ka përfunduar me pranga në duar.
Kjo pasi dyshohet se ka shitur në treg të zi tre pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës.
Ai është intervistuar dhe ka deklaruar se dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime. /Gazeta Enigma