Arrestohet një person në Deçan, kishte ndalim të patentë shoferit dhe iu gjet një armë dhe thikë

Arrestohet një person në Deçan, kishte ndalim të patentë shoferit dhe iu gjet një armë dhe thikë

Është arrestuar një person në Deçan, pasi policia e kishte ndaluar dhe kishte rezultuar se ka masë ndalimi të pantentë shoferit dhe gjatë tentimit për ta kontrolluar, ai a filluar të vrapojë, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Më pas, është vërejtur se i dyshuari posedonte edhe një armë në dorë, të cilën e ka hedhur në lum.

Pasi kanë arritur ta kapin të dyshuarin atij i është gjetur edhe një thikë.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin m/k për një kundërvajtje në trafik. Gjatë verifikimin i njëjti ka rezultuar se ka masën e ndalimit të patentë shoferit. Gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin i njëjti ka filluar të vrapojë duke ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Zyrtarët policor e kanë ndjekur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes kanë vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në dorë të cilën e ka hedhur në lum. Zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga lumi kanë marrë një pistoletë me 5 fishekë dhe një thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Related Articles