Është arrestuar i dyshuar pasi i njëjti para disa dite kishte kanosur një zyrtar policor.
I njejti gjatë arrestimit ka sulmuar me grushte e shqelma një zyrtar policor, derisa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që para disa ditës kishte kanosur një zyrtar policor. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar me grushte dhe shqelma një zyrtar policor. Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.