Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan.
Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Me rastin e kontrollit policor, te shoferi i veturës, i dyshuari V.Q., zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Për shkak të posedimit drogës, ai është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për shitblerje të narkotikëve dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.