Është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Rasti ka ndodhur në Gjilan.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.