Arrestohet një person në Graqanicë pasi sulmoi gruan dhe kanosi djalin e tij

Arrestohet një person në Graqanicë pasi sulmoi gruan dhe kanosi djalin e tij

Një person është arrestuar në Graqanicë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe ka kanosur djalin e tij, raporton Gazeta Enigma.

Sipas familjarëve, i dyshuari është përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye i sulmon ata.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht, dhe ka kanosur gruan dhe djalin e tij kosovar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Related Articles