Arrestohet një person në Kosovë, i kërkuar nga Gjermania

Arrestohet një person në Kosovë, i kërkuar nga Gjermania

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Related Articles