Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull nga Mitrovica ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime.
Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.