Një person është arrestuar pasi ka shpërndarë një video në rrjete sociale të një personi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30, në Mitrovicë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.