Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti ka sulmuar dhe ka kanosur një zyrtar të ujësjellësit.
Policia ka bërë të ditur se zyrtari ishte duke i kontrolluar njësorin e ujit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit, i cili ishte duke i kontrolluar njësorin e ujit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.