Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se u ka dhënë substanca narkotike dy personave tjerë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy personat që dyshohet se u është dhënë substanca narkotike, janë dërguar në QKUK, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, u ka dhënë substanca narkotike dy personave tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, dy personat tjerë janë dërguar në QKUK , ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.