Arrestohet një person në Pejë për ‘kanosje’

Arrestohet një person në Pejë për ‘kanosje’

Një person është arrestuar në Pejë pasi më 25 dhjetor të këtij viti pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur një person tjetër.

Policia tha se pas një pune intensive, i dyshuari është arrestuar sot dhe i është sekuestruar arma me të cilën dyshohet të jetë kryer kanosja.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari dyshohet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles